Besimtarët e Krishterë festuan sot Pashkët katolike. Si asnjëherë më parë, Katedralja e Shën Palit në Tiranë, ishte e boshatisur nga besimtarët e shumtë. Në salllë ishin pak besimtarë të shpërndarë mjaft të larguar nga njëri tjetri. Ceremonitë i drejtoi Imzot George Frendo, i cili tha se këtë Pashkë po i drejtohej besimtarëve përmes internetit dhe televizionit.
Ai u dha kurajo besimtarëve në përballimin e Koronavirusit, sepse Shqipëria ka përjetuar situata shumë më të vështira se sa sot, tha ai.












