COVID-19/ E arrestuan se fyeu fqinjët, 41 vjeçarja proteston nudo mbi makinën e policisë

Një grua në Spanjë, në shenjë proteste, është filmuar teksa zhvishet nudo dhe kërcen sipër makinës së policisë. Gruaja 41 vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, u mbajt disa ditë në qeli, pasi fyeu fqinjët, teksa ata duartrokisnin shërbimet shëndetësore  në shenjë falenderimi për luftën që po zhvillojnë  kundër koronavirusit

gjithë skena ndodhi pasi gruaja doli nga salla e gjyqit, e cila vendosi që  41 vjeçarja të lirohej me kusht. Ndërkohë pas këtij veprimi ka reaguar policia, e cila e ka lajmëruar një ambulancë dhe ka detyruar gruan që të shkonte në  spital.