Ndahet nga jeta aktorja Patricia Millardet, shqiptarët e njohin si Silvia Conti te “Oktapodi”

Është ndarë nga jeta nga një infart në zemër aktorja franceze Patricia Millardet, aq e dashur për italianët por edhe për shqiptarët me rolin e saj si Silvia Conti te seriali aq i ndjekur “Oktapodi” me komisar Katanin.

Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane, sipas të cilave, aktorja ishte shtruar në spitalin San Camillo në Romë dhe ka nderruar jetë pasditen e kësaj të hëne.

lindur në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e New Aquitaine, Francë, Patrica Millardet mbushi 63 vjeç në 24 Mars.

Ajo jetonte në Itali, që nga fundi i viteve 80, së pari në Appia Antica dhe më pas në Castel Gandolfo dhe ishte e njohur për publikun e gjerë gjykatësja kurajoz dhe e pakorruptueshme Silvia Conti në “Oktapodi”, seriali i luajtur nga Michele Placido në rolin e komisar Katanit, midis viteve 1989 dhe 2001.