Si të përballosh ankthin gjatë krizës së koronavirusit?

Pandemia e koronavirusit ka transformuar jetën e njerëzve në gjithë botën. Në shumë vende, shkollat dhe bizneset janë mbyllur. Familjet janë ndarë. Njerëzit druhen se mund të infektohen dhe shqetësohen se të afërmit e tyre mund të sëmuren dhe vdesin. Pandemia shkakton një ankth të madh. Por ka mënyra për të luftuar stresin.